Për të luftuar krizën na duhet një alternativë tjetër, jo izolimi!

Strategjia aktuale e shumicës së qeverive kundrejt Coronavirusit është një recetë për një katastrofë ekonomike në të gjithë botën. Në shumë vende, strategjia e mbylljes dhe detyrimi i dyqaneve të mbyllen është një rrugë e sigurt për dështime të biznesit në shkallë të gjerë. Kaskada e pasojave ekonomike dhe financiare që do të vijnë ka të ngjarë të çojë në një Depresion të Madh.

Kostot e zgjatjes së izolimit
Për shembull, Italia kishte një raport të borxhit ndaj PBB-së 135% para krizës dhe tashm është e vështirë të imagjinohet se si do të jetë në gjendje të marrë hua më shumë pa një angazhim nga vendet e tjera europiane që bashkërisht të jenë përgjegjës për më shumë borxhe – diçka për të cilën vendet e Europës veriore janë akoma kundër. Banka Qendrore Europiane tashmë është duke shtypur para dhe një situatë tjetër e ngjashme me Greqinë do ta bëjë atë të shtojë edhe më shumë emetimet. Shtetet nga ana tjetër kanë qenë në këtë rrugë shumë herë më parë, ku shërimi është dukshëm shumë më i keq se sëmundja. Hiperinflacioni gjerman i 1921-1923 krijoi një klasë të mesme të mërzitur, të varfër, e cila përfundimisht çoi në ngritjen e Hitlerit në pushtet.

Coronavirusi (SARS-CoV-2) që ka origjinën në Kinë është shumë ngjitës. Më shumë se 80% e pacientëve tregojnë vetëm simptoma të buta të ngjashme me gripin, por për 20%-ëshin e mbetur, kryesisht të moshuar ose persona me sëmundje ekzistuese, virusi mund të jetë kërcënues për jetën. Për të shpëtuar jetën e gjithë popullata në Europë aktualisht po mbahet në arrest shtëpie dhe shumë biznese janë futur në një gjendje vakumi, duke mos qenë më në gjendje të realizojnë fitim për shkak të pasivitetit.

Strategjia aktuale nuk është ndalja e virusit, por kufizimi i ngjitjes në mënyrë që kulmi të jetë një nivel i menaxhueshëm për sistemin e kujdesit shëndetësor. Qeveritë morën këshillat e njëanshme të profesionistëve të kujdesit shëndetësor pa një peshim të vërtetë të të gjitha të mirave dhe të këqijave. Kjo zgjatje në kohë, megjithatë, do të vijë me një kosto të pjerrët ekonomike dhe njerëzore.

Papunësia sjell vdekje
Në afat më të gjatë, më shumë jetë do të humbasin nëse vazhdohet kjo strategji. Sa viktima të kolapsit financiare do t’i japin fund jetës së tyre? Në epokën moderne, për çdo rritje prej 1% të shkallës së papunësisë, zakonisht ka pasur një rritje me rreth 1% të numrit të vetëvrasjeve. Një studim i kryer nga Brenner në 1979, zbuloi se për çdo 10% rritje të shkallës së papunësisë, vdekshmëria u rrit me 1.2%, sëmundjet kardiovaskulare me 1.7%, cirroza e mëlçisë me 1.3%, vetëvrasjet me 1.7%, arrestimet me 4% dhe sulmet me 0.8%.

Nga ana tjetër tregjet e lira jepin një strategji tjetër për të kontrolluar përhapjen e Coronavirusit. Për shembull, tani kemi prova të forta në Francë dhe Kinë që në 75% të rasteve një kombinim i dy ilaçeve antimalarisht jashtëzakonisht të njohur (hidroksilklorina në kombinim me azitromicinën e antibiotikut) mund të sjellë ngarkesën virale në gati zero pasi vetëm gjashtë ditësh. Këto ilaçe mund t’i bëjnë efektet latente të virusit Wuhan më të butë për 20% tjetër.

Ka shumë kombinime të tjera të mundshme të barnave që mund të ofrojnë rezultate të ngjashme, por rregulloret që kërkojnë testim afatgjatë e bëjnë shumë më të vështirë që këto barna të jenë në dispozicion në kohë për të trajtuar virusin. Megjithatë, ekonomia botërore është në rrezik dhe ne nuk mund të ulemi dhe të argumentojmë për cilësinë e ujit ndërsa shtëpia jonë po digjet.

Një zgjidhje padyshim më e mirë sesa zhytja e ekonomisë botërore në një depresion të madh është përdorim më i madh i “laissez-faire”. Strategjia aktuale e bllokimit është një zgjedhje e zymtë, kinse vdekjesh afatshkurtra kundër një numri shumë më të madh vdekjesh. Ne duhet të kthehemi në një situatë sa më normale të biznesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë për të liruar ilaçet nga rregulloret mbizotëruese të ilaçeve dhe t’i bëjmë ato të disponueshme gjerësish kudo, me një çmim tregu pa pasur nevojë për recetë. Ne kemi nevojë që tregjet të jenë të lira në mënyrë që ata të mund të ofrojnë një zgjedhje të gjerë të ilaçeve.

Strategjia e orientuar nga tregu
Argumenti nuk është për një jo-strategji; është për lejimin e tregjeve për të përcaktuar strategjinë. Eshtë naive të mendosh që njerëzit nuk mund të informojnë veten e tyre dhe të ndërmarrin veprime të duhura për përfitimet e tyre shëndetësore, siç është gjithashtu naive të mendosh që bizneset dhe njerëzit nuk do të përshtaten me kërcënimin e perceptuar.

Restorantet mund të ulin klientët disa metra larg, kamerierët dhe kuzhinierët mund të veshin maska ​​dhe doreza e kështu me rradhë. Ekziston një numër i pafund mënyrash inovative që njerëzit të rregullojnë gjendjen. Vetëm se ne nuk mund të imagjinojmë një zgjidhje vullnetare të tregut, nuk do të thotë se ajo nuk ekziston. Koreja e Jugut është një shembull për t’u shqyrtuar. Në vend të një bllokimi autoritar të popullit të tij, ajo mori një qasje shumë më liberale ndaj problemit dhe tashmë po tregon rezultate premtuese.

Kjo strategji e orientuar drejt tregut nuk është qartazi pa rreziqe, por duhet të largohemi nga mentaliteti aktual mbrojtës i shekullit të 16-të dhe të konsiderojmë alternativa më pak katastrofike ekonomike.

/ Foundation for Economic Education/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *