Në vendet e varfëra, izolimi është më i keq se sëmundja!

Kryeministri Narendra Modi paralajmëroi se nëse India nuk do të izolohej 21 ditët e ardhshme, do të rrezikonte të fshinte fitimet e 21 viteve. Në Afrikën e Jugut, Cyril Ramaphosa urdhëroi një nga bllokimet më të rrepta në botë përpara se vendi të regjistronte madje edhe vdekjen e parë nga Coronavirusi. Mbyllja tre-javore ishte e nevojshme, për të shpëtuar qindra mijëra jetë, siç tha presidenti. Por edhe në të gjithë botën në zhvillim, me disa përjashtime përfshirë Brazilin, udhëheqësit po mbyllin ekonomitë e tyre për të ndaluar pandeminë. Megjithatë, në vendet me nivele të larta vdekjesh nga sëmundje të tjera dhe me nivele brutale të varfërisë, masat pas mbylljes së ekonomive, janë më ke se sa sëmundja!

Në një epokë të mendimit në grup, në të cilën të mos imponohet një bllokim rrezikon akuzat për humbje masive jetësh, edhe nëse liderët si Modi ose Ramaphosa kanë dyshime, instinktet e tyre për mbijetesë politike mund t’i detyrojnë ata përpara. Fundja askush nuk ka dëshirë të humbasë mbështetjen politike. Por çfarë ndodh me ekonominë?

Për të thënë të qartë, është më e vështirë të imponohet izolimi në një vend të varfër sesa në një të pasur. Në qytete të mëdha, udhëzimi për të qëndruar në shtëpi mund t’iu kufizojë lëvizjen miliona njerëzve. Ama në lagjet e varfëra ku mund të jetojnë deri në gjysmën e popullsisë, njerëzit mund të jetojnë gjashtë ose tetë në një dhomë, pa qasje të lehtë në ujë, madje edhe me sapun apo forma të tjera pastrimi.

Kështu, është mjaft e vështirë për të mbajtur ekonomitë e pasura nën kontroll pasi kapërcehet periudha e izolimit, por në vendet e varfëra, të ekonomive të mëdha informale kjo është thikë me dy tehe. Fillimisht kjo mund të veprojë si amortizues dhe disa njerëz mund të jenë në gjendje të largohen nga qyteti për të fituar jetesën në tokat familjare. Megjithat në mënyra të tjera, ekonomitë joformale i vështirësojnë gjërat.

Njerëzit të cilët i fitojnë të ardhurat në rrugë, duke rregulluar tenxhere apo tiganë, duke lyer këpucë ose si shitësa ambulantë, kanë pak mënyra për të mbijetuar, nëse detyrohen të izolohen pa afat. Brenda disa orësh nga urdhri i bllokimit të Indisë, kishte skena të mjerueshme të punëtorëve migrantë që niseshin për në shtëpi më këmbë, në disa raste qindra milje larg. Edhe në Afrikën e Jugut, shenjat e stresit shoqëror janë kudo. Policia ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të imponuar distancimin social në qytetet e mbushura me njerëz, ku shumica jeton ende si në fillim edhe pas një çerek shekulli përfundimi të aparteidit.

Pastaj janë pasojat e padukshme të luftimit të një sëmundjeje deri në neglizhencën e mundshme të të tjerëve. Ndërsa llogarisim me obsesion numrin e vdekjeve të Coronavirusit, shumë pak shqetësohen për efektet e mundshme të goditjes në vende si Republika Demokratike e Kongos, ku fruthi vrau 6.200 njerëz dhe malarja 17,000 vitin e kaluar. Nëse ekonomitë rrëzohen, vrasësit e heshtur si varfria, kequshqyerja dhe vdekshmëria, mund të përfshijnë masivisht popullsinë.

Alex de Waal, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Botëror të Paqes, thotë se izolimet janë efektive vetëm nëse vendet paralelisht me izolimin forcojnë sistemin shëndetësor dhe kapacitetin e testimit. Por ata nuk mund të punojnë pa pëlqimin e njerëzve, që do të thotë mbështetje e të ardhurave dhe zinxhirët e funksionimit të furnizimit.

Megjithatë asnjë nga këto nuk kosiderohet nga liderat e ekonomive në zhvillim, kur këta të fundit vendosin kufizime të tilla. Këto janë me të vërtetë vendime agonizuese të marra në kohë pasigurie radikale. Ka shumë pak mënyra për të ditur nëse popullsitë janë më pak të rrezikuara sepse kanë të rinj apo më shumë në rrezik sepse mund të jenë të kequshqyer ose që kanë kompromentuar imunitetin.

Vitin e kaluar, sipas Librarisë së të Dhënave të Vdekshmërisë Botërore të Kombeve të Bashkuara, 9.9 milion njerëz vdiqën në Indi dhe 10.4 milion në Afrikë. Ne do të dimë vetëm vitin e ardhshëm nëse ky numër rritet në vitin 2020. Edhe atëherë, kur është tepër vonë, mund të jetë akoma e vështirë për të nxjerrë përfundime të arsyeshme.

/ Financial Times/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *