Berkshire Hathaway i Warren Buffett pësoi një goditje tjetër pasi Presidenti Donald Trump njoftoi kufizimet në udhëtimet europiane me SHBA-në, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Coronavirusit. Kjo i ka çuar aksionet e firmës ajrore në një tronditje të fuqishme.
Konglomerati i famshëm i investitorit zotëron gjithashtu Delta Air Lines, Southwest Airlines, United Airlines dhe American Airlines, ndër 25 zotërimet e tij më të mëdha dhe Berkshire zotëronte më shumë se 8% të secilës nga katër kompanitë. Në fund të dhjetorit, ato së bashku kishin një vlerë tregu rreth 10 miliardë dollarë.
Sidoqoftë, aksionet në Amerikë dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë pësuar rënie, më shumë se përgjysmimi që nga fillimi i këtij viti dhe aksionet janë tkurrur me më shumë se 25%, pasi frika e Coronavirusit vazhdon të rëndojë kërkesën e udhëtimeve. Si rezultat, vlera e pronave të Berkshire ka rënë me më shumë se një të tretën dhe rreth 6.3 miliardë dollarë. Madje nëse pandemia vazhdon, kjo humbje do të rritet.
Megjithat Buffett duket se nuk po shqetësohet. Kohët e fundit ai ka theksuar se kjo që po ndodh duhet parë nga investitorët si një mundësi për të blerë aksione me një çmim më të