Çmimi i arit ka nisur rënien për shkak të kthimit të investitorëve te paratë pasi disa vende të tjera kanë njoftuar kufizime në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.
Përpjekjet serioze të zyrtarëve për të zbutur ndikimin ekonomik nuk po funksionojnë pasi nuk arritën të sigurojnë investitorët.
Çmimi i arit ra me 0.21% në 1.494.4 dollarë për ons deri në 13:57 me kohën e Moskës pasi pati një rritje me pothuajse 2%.
“Ende, presioni nga rënia e tregjeve të aksioneve bën që investitorët të shesin arin në mënyrë që të mbledhin para, të mbulojnë humbje dhe të plotësojnë kërkesat e marzhit,” tha analisti i Commerzbank, Karsten Fritsch, duke shtuar se rënia në tregjet e aksioneve do të mbetet një pengesë për arin.
Ndër metalet e tjera të çmuara, çmimi i palladiumit mbeti pothuajse i pandryshuar, duke mbajtur vlerën e 1.642.3 dollarë për ons, platini u rrit me 1.77% në 621.79 dollarë, dhe argjendin – 0.04% në 12.58 dollarë. (ordonews)./SCAN