Mbyllen si kurrë më parë 2 milionë vende punë në SHBA

konomistët amerikanë paralajmërojnë se ndikimi i Covid-19 në vendet e punës do të jetë i rëndë. Nga një deklarat e djeshme e Kevin Hassett, ish këshilltar ekonomik i Trump, u parashikua se në prill raporti i papunësis do të regjistrojë “numrin e vendeve të humbura të punës, në nivelin më të keq ndonjëherë”, me ndoshta dy milion punë të humbura. Kjo lehtësisht do të tejkalonte edhe raportin më të keq të vendeve të humbura të punës të recesionit të madh dhe nivelin e 800,000 punëve të humbura gjatë muajit mars 2009.

Humbja më e madhe mujore në histori është regjistruar në Shtatorin e vitit 1945, kur 1.96 milion vende pune u mbyllën ndërsa ekonomia amerikane u zhvendos nga një bazë lufte. Asokohe, ndërsa papunësia arriti në 10% në Shtetet e Bashkuara gjatë recesionit të Madh, kjo ishte shumë më pak e rëndë sesa gjatë Depresionit të Madh, kur papunësia ra me 24.9% në 1933.

Punët që po mbyllen për shkak të Coronavirusit tashmë kanë filluar të rriten. Union Square Hospitality, grupi i restoranteve new york-eze i drejtuar nga Danny Meyer, njoftoi të mërkurën se po zvogëlon fuqinë e saj të punës me 80%, ose 2,000 punë, për shkak të një rrafshimi gati të plotë të të ardhurave, ndërsa Marriott International, zinxhiri më i madh i hoteleve në botë, ka filluar shkurtimin e stafit tashmë që udhëtimet janë anuluar. Madje, punë të tjera të panumërta pritet të mbyllen në sektorin e pakicës, pasi blerësit po detyrohen të qëndrojnë në shtëpi./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *