Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, propozoi dje një ndalim të udhëtimeve jo të domosdoshme për të huaj për një muaj në cilindo prej vendeve të Unionit, si masa më e fundit drastike për të ndërprerë fluksin e njerëzve ndërsa Coronavirusi përhapet në të gjithë botën. Masa e propozuar mbulon 30 vende me shpresën që Britania dhe Irlanda gjithashtu do të përafrohen me propozimin.
Nëse qeveritë ndërmarrin rregulla të shumta, një prej tyre është padyshim kufizimi i rreptë i udhëtimeve pasi vendet përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit COVID-19. Shtetet e Bashkuara javën e kaluar ndaluan shumicën e të huajve nga 26 vende evropiane të hyjnë në vend për 30 ditë, ndërkohë që administrata Trump e zgjeroi kufizimin për të përfshirë edhe Irlandën e Britaninë, që më herët nuk ishin kufizuar.
“Ne kemi nevojë për më shumë masa për të zvogëluar presionin e madh në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor.” tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, në një videomesazh. “Qeveritë individuale të BE do të duhet të aprovojnë kufizimet e udhëtimit,” – tha ajo, “megjithatë diplomatët, individët që transportojnë mallra dhe kushdo që mbështet institucionet mjekësore përjashtohet nga kufizimi.”
Kufizimet e deritanishme kanë qenë shkatërruese për linjat ajrore, të cilat janë thuajse kanë pezulluar plotësisht shërbimin dhe tani po kërkojnë mbështetje nga qeveritë respektive, për të shmangur falimentin./Atlas/