Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim për qytetarët

Aeroporti i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se nuk do të ketë fluturime me udhëtarë për në Kosovë, konformë vendimit të Qeverisë së Kosovës, shkruan Insajderi.

Me tutje në njoftim theksohet se gjatë ditës së sotme do të ketë dhjetë fluturime.

Njoftimi i plotë i Aeroportit “Adem Jashari”:

Informacion sqarues për udhëtarë:

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nga sot më nuk do të ketë hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe ju mund të ktheheni në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

 

Nesër në nisje do të realizohen fluturimet si vijon:

Prishtinë – Zurich, 6 fluturime

Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime

Prishtinë – Munich, 1 fluturim

Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim

JU LUSIM QE TE KONTAKTONI KOMPANITE AJRORE PER INFORMACION SHTESE !!!

Për çdo pakënaqësi ju lusim të na shkruani në adresen tonë elektronike:

complaints@limakkosovo.aero

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *