Zbardhet vendimi zyrtar i Bankës së Shqipërisë: Pezullohen këstet e kredive

Masat e Qeverisë për frenimin e përhapjes së infeksionit, pritet të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve duke sjellë uljen e gjenerimit të nivelit të të ardhurave. 

Ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike mund të ndikojë në aftësinë paguese të këtyre subjekteve për  tre muajt në vijim. Në mbështetje të ekonomisë shqiptare në kushtet e situatës së krijuar në vend nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

-Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”

– Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”

-Miratimin e një ndryshimi në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”

Në secilën rregullore u shtua një dispozitë e përkohshme e cila u krijon lehtësi bankave dhe subjekteve financiare jobanka, si dhe shoqërive të kursim-kreditit dhe unioneve të tyre për periudhën mars – maj 2020, që në rastet kur evidentohen paaftësi paguese të kredimmarrrësve të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen kryesisht me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione. Këto ndryshime nuk parashikojnë shpenzime buxhetore dhe as kosto shtesë për subjektet e këtyre rregulloreve./SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *