Suedia 51 miliardë dollarë ndihmë për bizneset e vendit

Riksbank, Banka Qendrore e Suedisë ka vendosur të japë hua deri në 500 miliardë koronë (51 miliardë dollarë) për bankat e vendit si një përpjekje për të stimuluar kompanitë suedeze për të përballuar kostot e shtuara të ndikimit të Coronairusit. “Masa duhet të konsiderohet si një formë që iu mundëson kompanive suedeze, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të ndihen të sigurta se nuk do të dështojnë.” ka theksuar guvernatori Stefan Ingves.

Huatë do të jepen me një normë interesi të ndryshueshme ekuivalente me normat e interesit të Riksbank, aktualisht 0% dhe do të kenë një maturim rreth dy vjet dhe Banka Qendrore thotë se është e gatshme të marrë edhe masa të mëtejshme. “Mund të bëjmë më shumë nëse rezulton se fondet e ofruara nuk janë të mjaftueshme.” tha Ingves në një konferencë shtypi. Guvernatori tha gjithashtu se masat e shpallura nga Riksbank janë duke i dhënë kohë autoriteteve për të vendosur se çfarë duhet të bëhet më vonë dhe në çfarë mënyre duhet të ndërhyhet tek politikat fiskale”.

Riksbank e ka sqaruar se nuk dëshiron të përdorë përsëri normat negative, pasi i dha fund gjysmë dekade politikash të tilla në dhjetor. Në vend të kësaj, Guvernatori Stefan Ingves ka menduar si më të aryseshme masat e lidhura me masat e likuiditetit, ose një program të zgjeruar të blerjes së pasurive, si mjete më efektive në krizën aktuale.

Riksbank e Suedisë është një nga bankat qendrore më të fuqishme në botë, të cilat edhe më herët kanë përdorur uljen e normave për të mbështetur ekonomitë e tyre. Rezerva Federale amerikane gjithashtu uli urgjentisht me gjysmë pike normat e interesit në 3 mars dhe që atëherë e ka mbështetur masën me një shtesë likuiditeti.

Krijuesit suedezë të politikave janë të etur për të gjetur mjetet e duhura për të adresuar kërcënimin që Coronavirusi paraqet për tregtinë dhe sektorin e udhëtimeve dhe me eksportet që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së Suedisë, qeveria thotë se tashmë është e qartë se pasojat e virusit do të ulin me të paktën 0.3% Prodhimin e Brendshëm Bruto./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *