Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Kufiri Kosovë-Shqipëri, është mbyllur për një kohë të pacaktuar. Këtë vendim, e mori qeveria në Shqipëri, si masë një ndër veprimet mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Destinacioni i kësaj veture ishte Kroacia. Por këtij automjeti iu ndalua kalimi i kufirit Kosove-Shqipëri. Kjo për shkak se qeveria e udhëhequr nga Edi Rama, ka marr vendim për mbylljen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

E mbyllja e kufirit shqiptar, është bërë si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

Për këtë vendim, Ton Marku i cili ishte nisur drejt shtetit kroat, nuk ishte i pajtimit.

“Edhe Shqipëria edhe Kosova është dashur me kohë të na njoftojnë, të mos e lënë njoftimin në momentin e fundit. Ne kemi mundur edhe dje të nisemi për rrugë”, thotë për RTV Dukagjinin, qytetari Ton Marku.

Ton Marku nuk ishte i vetmi qytetar qe nuk u lejua te kaloj kufirin, përcjell Telegrafi.

“Kam pasur një termin me një mjek në Peshkopi. Nuk më lejuan të kaloj. Po kthehem, s’kam çfarë të bëj”, shprehet një tjetër qytetar që po tentonte të kalonte në Shqipëri.

Ndërsa lajmin për mbylljen e kufirit deri me datën 15 mars e dha zyra për menaxhimin e kufijve.

Kurse, shtetasit e Shqipërisë që hynin në Kosovë, iu nënshtroheshin testeve mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *