Mbyllen fasonët dhe call center! Rama: Ta harrojnë dëmshpërblimin nga shteti për mbylljen

Në vazhdimësi të masave parandaluese të përhapjes së Coronairusit, nga një transmetim live ditën e djeshme kryeministri Rama ka deklaruar se ditët në vazhdim, duke filluar që sot, bizneset fason dhe call center në vend do të qëndrojnë mbyllur. Megjithatë kur vjen puna tek humbjet që do iu shkaktohen atyre nga kjo periudhë pezullimi aktiviteti, Rama nuk merr asnjë përgjegjësi, duke theksuar se nëse ata mendojnë se do dëmshpërblehen nga shteti për mbylljen e tyre kësaj kohe, gabohen. Ndër të tjera dje Rama ka thënë:

“Po ju shpjegoj se nesër edhe fasonët dhe call center do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Faktikisht nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për sigurinë dhe nëse standardet, që janë të thjeshta nuk do të garantohen do të marrim masa drastike, që do të bien në shpatullat e pronarëve. Duhet ta harrojnë që mund të kërkojnë nga shteti para për shkak të mbylljes se nuk është mbyllje që vjen si rezultat i kërkesës së shtetit në kohë të zakonshme, por që mund të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave të këtij momenti dhe mos vënies në jetë të këshillave. Është pa përgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, por do të ndëshkohet.

Të dezinfektohen vendet e punës dhe të shkurtohen distancat. Nëse mbyllim bare, restorante, lokale dhe shmangim lëvizjet. Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë dhe e shpejtë.”/Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *