Pandemia e Coronavirusit shtyu Japoninë të kryejë transaksionin më të madh të javës dhe të marrë një nivel rekord borxhi, që madje bie ndesh me fondet e saj tradicionalisht të kujdesshëm. Me rendimentet amerikane dhe gjermane duke u zvogëluar me një ritëm të furishëm, investitorët japonezë vendosën 4.24 trilionë jen (41 miliardë dollarë) borxh javën e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave të vendit.
Blerja është një tregues i qartë se sa të dëshpëruar ekonomikisht ndihen japonezët, rendimentet e të cilëve regjistruan rënie shumë të thellë pas uljes urgjente të normave të interesit nga Rezerva Federale javën e kaluar.
“Kjo blerje javore borxhi është masive.” tha Tsuyoshi Ueno, ekonomist në Institutin e Kërkimeve NLI në Tokio, i cili shtoi se bankat mund ta kenë marrë këtë nivel borxhi pas rënies së furishme jen-dollar javën e kaluar.
Shifrat paraprake mujore treguan këtë javë që përfaqësuesit e fondeve japoneze blenë në shkurt, për të dytin muaj rradhazi një shumë rekord të borxhit të huaj. Me nivelin vendas të bonove 10-vjeçare, presioni për t’i mbajtur ato jashtë vendit sigurisht do të vazhdojë. Me rritjen e jenit në nivelin më të lartë të gjashtë muajve të kaluar, blerjet jashtë shtetit u bënë më të lira për institucionet japoneze. Fitimet u përshpejtuan duke e shtyrë monedhën në nivelin e saj më të lartë kundrejt dollarit që prej vitit 2016, por situata e fundit me Coronavirusin në rritje po ndikon jo pak në gjendjen e vështirë ekonomike jo vetëm në Japoni por kudo rreth globit./Atlas/.