21 vite burg për cilindo të infektuar që del në rrugë

Pas gjendjes kritike me të cilën Italia përballet së fundi për shkak të Coronairusit, disa ditë më parë kryeministri Italian Giuseppe Conte e shpalli të gjithë territorin e vendit “zonë të kuqe” duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë lëvizje në rrugët e qyteteve italiane dhe duke mbyllur kufijtë shtetërorë. Deri tani numri i të infektuarve në Itali ka shkuar në 12 mijë, ndrkohë që mbi 1000 të tjerë kanë humbur jetën.

Gjendur përballë një situate të tillë, kur virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi, duket se masat janë bërë edhe më të ashpra. Sipas ndryshimeve të fundit, shtetasit italianë të konfirmuar si mbartës të Coronavirusit, mund të përballen me akuza për vrasje nëse ata lëvizin lirshëm në rrugë, pavarësisht se ndaj tyre është dhënë urdhër për të qëndruar në karantinë.

Më herët, pacientët e dyshuar si mbartës të COVID-19 u urdhëruan që të qëndrojnë brenda në zona të izoluara, ose në të kundërt gjobiteshin me një gjobë rreth 206 euro. Por sot pas masave të reja, të prekurit që vazhdojnë të dalin, do të përballen me akuza shumë më të rënda nëse infektojnë dikë gjatë lëizjes së tyre në rrugë. Mediat italiane bëjnë me dije se këto persona do të akuzohen për vrasje me dashje dhe mund të dënohen deri në 21 vite burg.

Corriere della Sera, lidhur me masën në fjalë ka theksuar se: “Akuza hyn në fuqi në rast se personi i infektuar, edhe pse e di që është prekur kërkon të ketë ende kontakte me njerëz të tjerë, pavarësisht nga mundësia e transmetimit të infeksionit.”/Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *