Tregjet e aksioneve amerikane u ndalën për pak kohë të hënën, pasi një rënie rekord në çmimet e naftës dhe frika e Coronavirusit shkaktoi një gjendje paniku. Por megjithëse duket se gjërat u kthyen në vijë, epidemia paraqet një dyzim të madh për Wall Street: si do të vazhdojë tregtia nëse bankave do iu duhet të evakuojnë zyrat e tyre për të luftuar përhapjen e sëmundjes, ashtu siç disa kanë filluar të bëjnë që tani.
Bankat globale tashmë po përpiqen të shpërndajnë forcat e tyre të punës për të zvogëluar rrezikun që një numër i madh punonjësish të sëmuren. JPMorgan ka filluar ndarjen e ekipeve të saj të shitjeve dhe tregtimit në zyra të veçanta dhe punonjësve iu komunikua me email se kjo është vetëm një masë paraprake për t’u siguruar që banka mund të vazhdojë të funksionojë pa probleme. Në raste të tilla emergjence, firma operon në qytete alternative si Brooklyn dhe New Jersey, apo Basingstoke, rreth 50 milje në jugperëndim të Londrës.
Banka e Amerikës gjithashtu po i ndan ekipet e veta duke dërguar disa njerëz në një site rezervë në Stamford, Connecticut, ndërkohë që Deutsche Bank tha se ka dërguar disa ekipe operacionesh dhe tregtie në Londër, ndërkohë që punonjësit e tjerë punojnë nga shtëpia.
Edhe në Goldman Sachs kanë filluar të testojnë mundësinë për të punuar nga shtëpitë dhe vendet alternative, ndërkohë që HSBC, të cilës iu desh të dizinfektonte thellësisht selisë së saj në Londër javën e kaluar ka dërguar një pjesë të stafit në shtëpi, ndërkohë që shërbimi pritet të mbulohet remote nga ekipet në Azi, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të shërbimeve në Europë.
Sidoqoftë, pandemia Coronavirus paraqet sfidën më të madhe logjistike për industrinë e financave që nga Uragani Sandy në Tetor 2012, dhe para kësaj që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.
Operimi i dhomave ku punonjësit grumbullohen për tregti aksionesh, obligacionesh, valutash dhe mallrash të tjera duket se po bëhet shkak që numri i rasteve të konfirmuara me Coronavirus në Nju Jork dhe Londër të rritet shpejt. Kjo ka nxitur bankat të eksplorojnë mundësi të reja për të vazhduar aktivitetin ndërkohë që merren me një rrugë globale të aksioneve./Atlas/.