Greqia merr hapat e para për të zbutur goditjen nga virusi

Qeveria greke ka njoftuar paketën e parë të masave të marra për të zbutur goditjet që ka shkaktuar koronavirusi.

Paketa e parë ka të bëjë me pezullimin e pagesave të taksave me vlerë të shtuar dhe kësteve për shlyerjen e borxheve deri në fund të muajit për zonat ku kompanitë janë mbyllur me urdhër të qeverisë të paktën për 10 ditë.

Greqia gjithashtu lejon pezullimin e pagesave të të gjitha kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe kësteve deri më 30 mars për rajonet ku ndërmarrjet janë mbyllur.

Ministri i Punës, Yiannis Vroutsis shtoi se janë hequr disa rregullore në mënyrë që punëdhënësit të mund të organizojnë punonjësit e tyre në mënyrë të tillë që të punojnë në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Gjithashtu inkurajon të gjitha ndërmarrjet që të zhvendosin punën në shtëpi për të gjithë ato lloje pune ku kjo është teknikisht është e mundshme.

Një grup i dytë i masave pritet që të merret në fund të muajit, ku prioritare do të jenë kompanitë që kanë pësuar një rënie të konsiderueshme të qarkullimit (pragu mund të jetë 25 për qind), por që nuk iu është dashur të ndërpresin operacionet. Kjo do të bëhet bazuar në të dhënat për çdo sektor dhe rajon gjeografik, dhe masat do të lidhen me pezullimin e pagesave të kontributeve të taksave dhe të sigurimeve shoqërore.

Një paketë e tretë e masave do të lidhet me injeksione të likuiditetit për korporatat dhe ndoshta edhe për familjet. Në çdo rast, masat do të duhet të miratohen në nivelin Europian, theksojnë burimet e qeverisë, shkruan Kathmerini.

Numri i të prekurve në Greqi ka shkuar në 89, pesë raste të reja u konfirmuan këtë të martë./Monitor/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *