Lufthansa anulon 7000 fluturime dhe heq nga qarkullimi 150 avionë

Lufthansa po zbraz aeroplanët dhe anulon thuajse të gjitha fluturimet ndërsa përhapja e Coronavirusit vazhdon më tej nëpër Europë. Linja ajrore gjermane ka daklaruar se së fundi ka anuluar rreth 7,100 fluturime europiane për muajin mars, kryesisht brenda Gjermanisë ose destinacionet në Itali, që përbën rreth 25% të kapacitetit të saj të përgjithshëm.

Për shkak të ecurisë së dobët dhe në rënie të javëve të fundit, investitorët duket se e kanë reflektuar gjithë pasigurinë e tyre në bursë. Aksionet e United Airlines kanë rënë me 32% që nga fillimi i vitit deri tani ndërsa aksionet e Lufthansa në Gjermani janë ulur 29% për të njëjtën periudhë.

Në fillim të kësaj jave, Lufthansa tha se ka hequr nga qarkullimi 150 nga 770 avionët e saj dhe duke mos ditur mëyrën se si do të paraqitet gjendja në vazhdimësi, në deklaratë gjithashtu bëhej thirrje se vizitorët që kanë dërguar detajet tek Lufthansa do të informohen në mënyrë proaktive për anulimet, pasi tashmë asgjë nuk shkon sipas planit./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *