Britania shënjestron të pasurit! Lehtësitë fiskale i shkaktojnë 500 miliardë $ humbje në vit

ryeministri Boris Johnson mund të jetë gati të shkojë pas “të pasurve të fuqishëm” të Britanisë. Nuk bëhet fjalë për një sulm në shkallë të plotë të pasurisë, por tek taksat e vendit ku një shumicë e mirë vjen kryesisht nga të pasurit. Ndaj në buxhetin e javës së ardhshme, qeveria që ka nevojë për çdo qindarkë për të financuar gropën e madhe të shpenzimeve që la pas Brexit, duket se do i shënjestrojë mirë të pasurit.

Aktualisht Britania aplikon më shumë se 1100 lehtësime monetare që kushtojnë më shumë se 400 miliardë paund (517 miliardë dollarë) në vit, ekuivalent i gjysmës së të gjitha shpenzimeve të qeverisë. Por programet janë ose jetike për inkurajimin e investimeve, si përparësi për qeverinë që përpiqet të rrisë produktivitetin, ose të njohura në mesin e mbështetësve tradicionalë të Partisë Konservatore të Johnson. Programet si nxitja për sipërmarrjen, nga ana tjetër, janë shumë të vogla për të bërë ndryshime.

Kështu për shembull, kontributet e punëdhënësve dhe lehtësimet nga taksat e pensioneve kushtojnë mbi 40 miliardë paund në vit, si të ardhura të humbura, ekuivalent i gjithë buxhetit të shkollave britanike. Nga ana tjetër, kufizimi i lehtësimit ndaj normës bazë të taksës 20% do të gjeneronte 11 miliardë paund, sipas Institutit të Studimeve Fiskale.

Ndaj tani, nëse kryeministri britanik del me idenë se lehtësirat fiskale nuk duhet të jenë kaq të gjera dhe dorëlëshuara, ai do të godiste njerëzit që fitonin më shumë se 50,000 paund në vit, për të cilët Johnson premtoi ulje të taksave gjatë fushatës së tij të vitit të kaluar. Qeveritë e njëpasnjëshme kanë përmirësuar ndërhyrjen dhe lehtësimin e taksave të pensioneve nga frika e zemërimit të klasës së mesme dhe duket se e gjitha kjo, për Britaninë e pas Brexit është më bujare se sa duhet./Atlas/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *