Hong Kongu po i shpërndan shumicës së banorëve të tij nga një shumë parash, si masë për të nxitur më shumë shpenzime dhe për të stimuluar ekonominë e saj në rënie si pasojë e protestave dhe shpërthimit të Coronavirusit. Qendra financiare aziatike tha të mërkurën se masa, si gurthemeli i një pakete stimulimi prej 15.4 miliardë dollarë, do të përfshijë dhënien e një shumë rreth 1.280 dollarë për të gjithë banorët e përhershëm në qytet dhe bëhet fjalë për rreth shtatë milionë njerëz do përfitojnë nga programi.
Sekretari Financiar Paul Chan paralajmëroi gjithashtu se qyteti do të regjistrojë deficitin e tij të parë buxhetor në 15 vjet për shkak të recesionit që filloi në tremujorin e tretë të 2019. Kjo pasi situata pritet të përkeqësohet, ndaj nevojiten masa paraprake. Chan theksoi se deficiti për vitin e ardhshëm fiskal deri në mars 2021 pritet të arrijë një rekord prej rreth 4.8% të GDP-së së qytetit. “Ekonomia e Hong Kongut po përballet me sfida të mëdha këtë vit dhe perspektiva nuk është premtuese as për afatin e afërt.” konfirmoi ai.
Sekretari financiar, gjatë një prezantimi të buxhetit, ka theksuar se ekonomia e Hong Kong-ut është “zvarritur” që vitin e kaluar, duke përfshirë pasojat nga muajt e protestave masive, luftën e vazhdueshme tregtare SHBA-Kinë dhe ngadalësimin e ekonomisë globale. Këto çështje e shtynë Hong Kong-un në recesion dhe ekonomia u zvogëlua 1.2%, duke shënuar rënien e saj të parë vjetor që nga kriza globale financiare. Tani vendi po përballet gjithashtu me përhapjen e Coronavirusit, i cili iu ka dhënë një goditje të fortë aktiviteteve ekonomike dhe ndjenjës së besimit për të ardhmen./Atlas/