Përhapja e koronavirusit po rrit me shpejtësi vëmendjen në industrinë e vaksinave.
Tregu i vaksinave është rritur gjashtëfish në dy dekadat e fundit, me vlerë më shumë se 35 miliardë dollarë sot, sipas AB Bernstein, kompanisë që merret me menaxhimin dhe hulumtimin e investimeve. Firma tha se industria e vaksinave është përqendruar në katër lojtarë të mëdhenj që përbëjnë rreth 85% të tregut – farmacisti britanik GlaxoSmithKline, kompania farmaceutike franceze Sanofi, si dhe Merck dhe Pfizer me bazë në SHBA.
“Për çdo dollar të investuar në vaksinim në 94 vendet me të ardhura më të ulëta në botë, kthimi neto është 44 dollarë. Vështirë të diskutosh të kundërtën” tha Wimal Kapadia, analisti i Bernstein.
“Ky oligopol është ndërtuar përmes konsolidimit të konsiderueshëm të tregut, i nxitur kryesisht nga ndërlikimet e zinxhirit të prodhimit dhe furnizimit.”
Këto kompani janë hedhur në garë për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës, duke punuar në programe vaksinash ose ilaçesh.
Investitorët janë duke folur për disa emra bioteknikë, mes paqëndrueshmërisë së tregut me shpresën se iniciativat e tyre për zhvillimin e trajtimit dhe parandalimit të koronavirusit, mund të realizohen në ndonjë moment.
Sanofi po bashkohet me qeverinë e SHBA për të zhvilluar një vaksinë për virusin e ri, duke shpresuar se puna e saj në shpërthimin e SARS në 2003 mund të përshpejtojë procesin.
Nga ana tjetër, edhe GlaxoSmithKline ka deklaruar se gjatë këtij muaji do të finalizojë partneritetin me Koalicionin për Inovacione të Përgatitjes Epidemike për një program vaksinimi.
Sidoqoftë, çdo trajtim tregtar për koronavirusin mund të ishte vite larg. Ekspertët kanë paralajmëruar pavarësisht përparimeve të fundit, se publiku nuk duhet të presë që një vaksinë e koronavirusit të dalë në treg deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Analisti i Bernstein thotë se Sanofi dhe GlaxoSmithKline të dy kanë një portofol të qëndrueshëm vaksinash, duke përfshirë edhe vaksinimin për herpesin, gripin, pertusin dhe vaksinat e poliomielitit, që do të mbajnë aktiv të ardhurat e tyre.
Biznesi i vaksinave të Merck-it gjeneroi 8.4 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2019, segmenti po rritet me një normë vjetore prej 9% që nga viti 2010, sipas Bernstein.
Vaksina e tij ndaj papillomavirusit njerëzor Gardasil 9 do të jetë “vaksina më e madhe për shitje e të gjitha kohërave,” tha Kapadia.
Për Pfizer, ndërsa biznesi i tij i vaksinave ka ngecur vitet e fundit, shtrirja e tij ka “potencial bllokimi”, vuri në dukje analisti.
“Vaksinat janë pasuri jetëgjatë, kanë pengesa të mëdha gjatë hyrjes në treg, zakonisht çmime të qëndrueshme / në rritje, konkurrencë kryesisht të kufizuar,” tha Kapadia.
“Për të qenë të sigurt, ndërsa kompanitë e vaksinave mund të shohin periudha të arta të rritjes, inovacioni i vërtetë është i nevojshëm për të kryesuar në një kohë të gjatë në një treg që kërkon kapital të madhe dhe që përballet me alternative më të lira nga tregjet në zhvillim”, paralajmëroi analisti./CNBC