Thellohet rënia e bursave europiane, teksa shtohen shqetësimet për koronavirusin

Aksionet evropiane thelluan rënien të Mërkurën ndërsa u shtuan shqetësimet globale për pasojat e koronavirusit.

Tregjet e aksioneve në të gjithë Evropën ranë për 3 përqind para se të merrnin pak veten. Indeksi Stoxx 600 ishte 1 përqind më i dobët nga dreka, duke u tregtuar rreth nivelit të tij më të ulët që nga dhjetori.

Indeksi referencë, që mat ecurinë e kompanive më të mëdha të Europës, tani ka humbur 7 përqind të vlerës së tij gjatë javës së fundit ndërsa investitorët kanë hequr dorë nga aksionet dhe kanë kaluar në asetet tradicionale të sigurta.

Rënia erdhi pasi aksionet e Wall Street ranë të martën, pasi Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëruan se ka të ngjarë që shpërthimi do të evoluojë në një pandemi që mund të shkaktojë ndërprerje “të rënda” në jetën e përditshme në SH.B.A. .S&P 500 ra 3 përqind, duke e çuar humbjen e saj në 8 për qind.

Shitjet në tregjet botërore të aksioneve kanë shënuar një prej zhvillimeve më negative që nga kriza financiare 2008-09, me investitorët që shesin asetet më të rrezikshme, si rrjedhojë e frikës se ndikimi i virusit do të jetë më i përhapur nga sa shpresohej. Tregjet globale të kapitalit humbën vlerën e rreth 4tn dollarë në katër seancat deri të martën, sipas të dhënave nga S&P Global.

Numri i personave të infektuar nga koronavirusi vazhdoi të rritet brenda natës, duke i kaluar 81,000 persona, teksa virusi shpërtheu në të gjithë botën.

Në Evropë, infeksione të reja u njoftuan në Spanjë dhe Itali të Mërkurën në mëngjes, ndërsa Franca konfirmoi që një person i dytë kishte vdekur nga koronavirusi. Autoritetet austriake evakuuan një shkollë në Vjenë pasi një mësues u sëmur me një rast të dyshuar të virusit dhe vendosi një bllokim të pacaktuar në një hotel me 5 yje në Innsbruck pasi një recepsionist u testua pozitivisht.

Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetit Evropian, tha që niveli i vdekshmërisë nga sëmundja ishte rreth 2 përqind dhe tani është 1 përqind në Kinë, e cila ka 96.5 përqind të rasteve globale.

“Në të vërtetë nuk ka nevojë për panik,” tha ai një konference shtypi në Romë. “Mbani në mend se katër nga pesë pacientë kanë simptoma të buta dhe shërohen.”

Ndikimi në ekonomi gjithashtu u bë më i qartë pasi kompanitë përfshirë Diageo, Lufthansa dhe Danone shënuan rënie në tregtime.

Shitja e tregut sugjerojnë që fondet e mbulimit po i ulin bastet e tyre pozitive në aksione ndërsa përhapja e virusit intensifikohet, thanë strategjistët në Nomura. Investitorët që kishin pritur një rikuperim të shpejtë për ekonomitë e ekspozuara dhe korporatat, duhet të “ndryshojnë në mënyrë drastike strategjitë e tyre”, tha banka japoneze.

Duke shkruar për Financial Times, Nouriel Roubini, profesor i ekonomisë në Stern School of Business, tha se po rritej rreziku i një recesioni global. “Investitorët po pyesin veten për sa i rëndë do të jetë shpërthimi i koronavirusit. Megjithë shitjet e mëdha të kësaj jave në tregjet e kapitalit, tregojnë më e keqja nuk ka ardhur akoma, “tha ai.

Çmimet e naftës janë goditur nga shqetësimet për ndikimin e virusit në rritjen ekonomike. Të mërkurën, treguesi referencë i naftës amerikane, West Texas Intermediate ra nën 50 dollarë për fuçi, duke qenë në nivelin e tij më të ulët që nga janari 2019. Nafta e papërpunuar Brent ra me 2 përqind në nën 54 dollarë për fuçi.

Ari u rrit me 0.5 përqind në 1.643 dollarë për ons troy, duke iu afruar nivelit më të lartë në 7 vjet./Monitor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *