Kurti e Rukiqi diskutojnë për fuqizimin e sektorit privat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kanë diskutuar sot për bashkëpunimin ndërinstitucional për të bërë fuqizimin e sektorit privat.

“Mes dy institucioneve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, diskutuan bashkëpunimin ndërinstitucional dhe fuqizimin e dialogut publiko-privat në funksion të fuqizimit të sektorit privat”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Ndër të tjera thuhet se Rukiqi prezentoi prioritetet e OEK-ut dhe kërkesat specifike të anëtarëve për temat në vijim: Sundimi i Ligjit; Eksporti; Investimet; Oda dhe fuqizimi i rolit të Odës; Prodhimet vendore; Informaliteti; Edukimi dhe Punësimi; Politikat Fiskale; Prokurimi Publik; Marrëdhëniet tregtare rajonale dhe Dixhitalizimi.

“Kurti theksoi rendësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me OEK-un, në avancimin e agjendës zhvillimore të vendit”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *