Për superfabrikën e re të Tesla në Gjermani do priten plot 91 hektarë pemë

Tesla ka marrë një “Po” të shumëpritur nga një gjykatë gjermane për të vazhduar më tej me planin e saj për të hapur në vend superfabrikën e teknologjisë së lartë, por për krijimin e së cilës duhet të priten plot 91 hektarë pyje. Megjithëse nuk ka një datë fikse për zbatimin e lejes për të ndërtuar të ashtuquajturën Gigafactory në Brandenburg, agjensia e qeverisjes vendore që mbikëqyr vendin, aprovoi vendimin që i hap rrugë pastrimit të thellë të 91 hektarëve tokë pyjore.

Ekspertët mjedisorë, që në fillim kundër kësaj ideje, e çuan çështjen në gjykatën më të lartë administrative të Berlinit dhe Brandenburgut, ku kërkuan të ndalohej puna përgatitore, por gjykata, e cila mbikëqyr rajonin në të cilin Tesla planifikon të ndërtojë fabrikën e saj të re, vendosi të hedhë poshtë gjithçka dhe të japë një aprovim për Tesla-n. Vendimi është “përfundimtar”, tha gjykata në një deklaratë, duke hapur rrugën që gjigandi amerikan i makinave elektrike të rifillojë pastrimin e pyjeve.

Grupi aktivist i Lidhjes së Gjelbër në Brandenburg, në jug-lindje të Berlinit, kishte shprehur zemërimin për ndikimin mjedisor të të ashtuquajturës Gigafactory-t Evropian të Tesla, por kompania tha se kishte adresuar edhe më parë shqetësime të tilla dhe se do të mblidhte pemë për të mbuluar një zonë “tre herë më shumë se parcela e nevojshme për fabrikën.

Tesla planifikon të fillojë ndërtimin e objektit këtë vit dhe po kërkon të fillojë prodhimin e automjeteve deri në vitin 2021, me synimin që të prodhojë atje rreth 500,000 makina në vit. Ky do të jetë Gigafactory i katërt i kompanisë, me të tjerët të vendosur në Nevada, New York dhe së fundmi në Shanghai, Kinë.

Miliarderi CEO i firmës Elon Musk e ka quajtur inxhinierinët gjermane “të jashtëzakonshëm” dhe ka thënë se është ata ishin arsyeja se pse e po vendos fabrikën evropiane të Tesla-s në këtë shtet. Gjermania është shtëpia e dy prodhuesve më të mëdhenj në botë, Volkswagen dhe Daimler e me sa duket tashmë konkurrenca do të kalojë në një tjetër nivel./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *