Ari tejkalon pritshmëritë dhe arrin çmimin më të lartë në 7 vitet e fundit

Pasi ka tejkaluar vlerën e shumëdiskutuar prej gati dy vitesh 1,600 dollarë ons( 28 gram), çmimet e arit kanë arritur sot vlerën më të lartë të shtatë viteve të fundit, pasi investitorët vazhdojnë të kërkojnë me ngulm asete të sigurta, sidomos pas shpërthimit të koronavirusit.

Ditën e sotme, metali i çmuar u rrit me 0.5%, për t’u tregtuar me gati 1,609.61 dollarë për ons, duke tejkaluar nivelin e fundit më të lartë arritur në 8 janar pas vrasjes së komandantit ushtarak iranian Qasem Soleimani nga një sulm ajror amerikan. Nëse çmimi tejkalon vlerën prej 1,604.1 dollarë/ oz, ky do të jetë niveli më i lartë që nga 27 Mars 2013.

Ari zakonisht performon mirë kur situata të tilla të paqëndrueshme si kjo e tanishmja godasin aktivet e rrezikut dhe kjo ka ndodhur edhe në moment si ky aktuali, si rezultat i shqetësimit global për shkak të ndikimit të mundshëm ekonomik nga Coronavirusi i ri, i cili  ka infektuar më shumë se 74,000 njerëz në Kinë dhe ka vrarë 2,004 të tjerë./ACP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *