Niveli i prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 12 milionë fuçi në ditë dhe duket se ky ka qënë një nivel rekord që pas më pak se një dekade, i bën Shtetet e Bashkuara prodhuesin numër 1 të naftës në botë. Një pjesë e madhe e prodhimit vjen nga hapësira 86,000 milje katrore, në perëndim të Teksasit dhe jug-lindje të New Mexico. Ky rajon është përgjegjës për rreth një të tretën e prodhimit të naftës së papërpunuar.
Sipas një raporti të fundi të Organizatës globale të Vendeve Eksportuese të naftës OPEC, niveli i prodhimit pritet të rritet edhe më tepër në të ardhmen ku sipas parashikimeve, brenda pesë vitesh niveli i prodhimit do të arrijë në plot 20 milion fuçi në ditë
Ky bum ka implikime shumë të gjera. Presidenti Donald Trump është i paqartë për gatishmërinë e tij për të vendosur trupa amerikane për të mbrojtur bazat prodhuese të naftës së papërpunuar, veçanërisht në dalje të Gjirit Persik, i cili prodhon rreth një të pestën e kërkesës globale ditore.
Kohët e fundit Trump ka deklaruar se ushtria amerikane ishte përqëndruar në konfliktet me Iranin, por pikërisht prej këtyre konflikteve rezervat e naftës shihen si të rezikuara nga ndonjë sulm i mundshëm. Edhe më herët në mesin e shtatorit, një sulm kundër objekteve të naftës të Saudit Aramco shumë e shënuan ngjarjen si një zhvendosje e thellë e politikës amerikane./Atlas/