Kryetarja e KQZ-së, Vakdete Daka ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi.
Daka tha se shprehet e shqetësuar me krahasimin që iu është bërë një institucioni siç është KQZ.
Me tej, ajo tha se ne nuk jemi zhvatës buxheti e as nuk duhet të krahasohemi me kriminel.
Këto deklarata Daka i quajti ofenduese dhe që nuk i kanë hije një zyrtari shtetëror. Daka potencoi se do të dërgoj reaguam ne shkrim në Qeveri.
“Punojnë dhe kanë punuar jo vetëm në këto zgjedhje por që 30 zgjedhje dhe janë marrë shembull nga Ballkani. Një mjegullie qe është krijuar për KQZ, duhet të merren parasysh qoftë për tërë vendin ose vetëm një komunë”.
“Angazhimi i punëtorëve është i jashtëzakonshme dhe sipas ligjit për shërbyes civil dhe për punë i garantohet që çdo angazhim jashtë orarit të paguhet.
“Nuk është në rregull që të ofendohemi për diçka që kemi punua. Edhe në festë kur të gjithë kanë festuar ne kemi punuar”.
“I drejtohem të gjithë qytetarëve një deklaratë e tillë ofenduese dhe të krahasohem me kriminel qe zhvatin buxhetin nuk është në rregull dhe një komunikim i tillë me institucioni nuk i ka hije një zyrtari shtetëror”.