Haradinaj-Kurtit: Oferto heqjen e taksës për njohje finale në kufijtë ekzistues, do ta kesh përkrahjen time

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njëherë i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e taksës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj i thotë Kurtit të ofertojë heqjen e taksës për kontratën finale për njohje në kufijtë ekzistues.

“Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare. Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar”, i drejtohet Haradinaj kryeministrit Kurti.

Haradinaj, i thotë Kurtit se “nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës”.

“Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjegjës për pasojat”, përfundon Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *