Barometri i tregtisë: Ekonomia globale do vazhdojë të dobësohet

Tregtia globale e mallrave me shumë gjasa do qëndrojë e dobët edhe gjatë muajve të ardhshëm pasi ndërprerjet nga Coronavirusi në Kinë kanë ngadalësuar tregtinë ndërkombëtare, të goditur më herët nga tarifat dhe pasiguria. Kjo është theksuar së fundi nga Organizatës Botërore të Tregtisë.

Barometri i tregtisë së mallrave, studim nga organizata me bazë në Gjenevë zbriti në 95.5 pikë, krahasuar me një nivel prej 96.6 që rezultonte në nëntor. Leximet mbi 100 pikë tregojnë për rritje gjatë tremujorit të ardhshëm, ndërsa ato më të ulta se 100 tregojnë për rritje të ulët ose ecuri nën trendin e fundit.

“Fillimi i ngadaltë mund të intensifikohet edhe më tej nga kërcënimet globale dhe zhvillimet e tjera në muajt e parë të vitit, të cilat ende nuk llogariten në të dhënat historike të barometrit dhe Coronavirus është një prej tyre.

Leximi i fundit i barometrit nuk tregon indikacion për një rikuperim të qëndrueshëm. Në të vërtetë, rritja e tregtisë nga viti në vit mund të bjerë përsëri në tremujorin e parë të vitit 2020, megjithëse statistikat zyrtare për të konfirmuar këtë do të bëhen të disponueshme vetëm në qershor.

“Sidoqoftë, çdo komponent i Barometrit të Tregtisë së Mallrave do të ndikohet nga efekti ekonomik i COVID-19( Coronavirus) dhe efektiviteti i përpjekjeve për të trajtuar dhe mbajtur nën kontroll sëmundjen.”  theksoi OBT në raport.

Vëllimi i tregtisë së mallrave në nivel global pa një rënie prej 0.2% në tremujorin e tretë të vitit të kaluar në krahasim me një vit më parë. Sipas raportit, rënia në muajt e fundit ishte e lidhur me rënien në transportin e kontejnerëve, mallrave bujqësorë dhe kërkesës për produkte automobilistike./Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *