Panelet qe prodhojne energji ne çdo stinë dhe motë

Shkencëtarët pretendojnë se kanë zhvilluar  një teknologji të energjisë diellore që mund të prodhojë rreth 20% më shumë energji në mot me re.

Studiuesit thonë se teknologjia e tyre është më e lirë, më e efektshme për energji dhe më fleksibël se panelet diellore tradicionale.

Teknologjia është gjithashtu në gjendje të shndërrojë energjinë diellore në energji elektrike në kushte të lehta të dritës, kur teknologjia konvencionale është e paefektshme. Mund të prodhojë energji brenda, ose edhe në një mot me re dhe të lagësht.

Materiali gjithashtu është i shtypshëm, fleksibël dhe transparent, që do të thotë se mund të përdoret si një lëkurë për të fuqizuar makinat elektrike të gjeneratës së ardhshme ose të aplikohet si shtresë në dritaret e ndërtesave dhe shtëpive.

Teknologjia përdor nanogrimca të quajtura pika kuantike, që mund të futen në formë të lëngshme dhe të shtypen. Këto mund të vendosen mbi sipërfaqe dhe të ngurtësohen për të formuar një shtresë fleksibël rreth shtatë herë më të hollë se gjerësia e flokëve të njeriut në vetëm dhjetë mikron.

Kur ekspozohen ndaj energjisë diellore në një panel diellor, këto pika kuantike kalojnë elektrone ndërmjet njëra-tjetrës për të gjeneruar rrymë elektrike. Panelet me pika kuantike janë më të mira në prodhimin e energjisë sepse thithin një spektër më të gjerë të dritës në krahasim me qelizat konvencionale./ACP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *