10 urat e lëvizshme më mahnitëse në botë

Teksa qytetet dhe popullsia vijon të rritet, përdorimi i urave jo vetëm përmirëson aksesin dhe infrastrukturën por edhe mundëson kalimin e të gjitha mjeteve të transportit.     

Urat janë përgjithësisht të mahnitshme, për shkak se ato padyshim janë një kryevepër arkitekturore, por ato të lëvizshmet janë një nga projektet më unike të realizuara ndonjëherë. Urat e lëvizshme kanë një funksion të shtuar, ato shfaqin karakteristika të dyfishta të cilat lejojnë kalimin e njerëzve dhe në të njëjtën kohë mund të përdoren për kalimin e mjeteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe varkave.

Zakonisht ato fuqizohen nga motorrë elektrikë, por në të njëjtën kohë operohen nga njerëzit. Shumica e tyre janë gati të pabesueshme për shkak të transformimit që ato pësojnë teksa u lënë vend mjeteve të tjera pët të kaluar. Secila prej tyre është padyshim unike si në strukturë ashtu edhe në mënyrën se si funksionon, por ato padyshim janë urat më mahnitëse që kemi parë. 10 prej tyre, ato më të bukurat, mund ti gjeni më poshtë dhe i përkasin vendeve të ndryshme të botës.

1.) Tower Bridge, Londër, Angli 

2.) The rolling Bridge, Londër  

3.) Slauerhoffbrug Bridge, Hollandë 

4.) Merchant square, Paddington, Londër 

5.) Gateshead Millennium Bridge, Newcastle, Angli 

6.) Scale Lane Bridge, Hull 

7.) Horn bridge, Gjermani 

8.) The Dragon Bridge, Wales 

9.) Pont Jacques Chaban-Delmas, Francë 

10.) Puente de la Mujer, Argjentinë

/ACP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *