Kompanitë eksportuese obligohen që t’i noterizojnë edhe fletët e bardha

Një vendim i Institutit të Shëndetit Publik, i marrë para 6 muajsh, ka nxitur reagim nga komuniteti i biznesit në Kosovë.

Përmes këtij vendimi, bizneset prodhuese, me rastin e eksportit duhet ta noterizojnë të gjithë dokumentacionin e eksportit, përfshirë edhe fletët e bardha.

Berat Rukiqit, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se me këtë vendim në disa raste kosto e noterizimit për bizneset eksportuese është rritur për 300 për qind. “Qeveria duhet të merret me burokracinë. Kompanitë prodhuese dhe eskportuese paguajnë mijëra e mijëra euro, kosto të noterizimit, për fleta të bardha, ku nuk është asnjë shkronjë e vetme.

Para 6 muajve, kemi dërguar një kërkesë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili në baza absurde vendos që të noterizohet çdo fletë e dokumentacionit të eksportit, përfshirë edhe fletët e bardha, ku nuk është asnjë shkronjë e vetme, për anulim të këtij vendimi. Në shumë kompani, kosto e noterizimit është rrit 300%, si pasojë e këtij vendimi. Edhe pas 6 muajve, nuk ka asnjë përgjigje nga ky institucion”, ka shkruar Rukiqi në profilin e vet në “Facebook”.

 

Postimi i plotë i z. Berat Rukiqi:

Qeveria duhet te merret me burokracine. Kompanite prodhuese dhe eskportuese paguajne mijera e mijera euro, kosto te noterizimit, per fleta te bardha, ku nuk eshte asnje shkronje e vetme

Nje shembull eklatant, si ilustrim per vendime te gabuara, nga institucione te gabuara, qe ndikojne direkt, ne klimen e te berit biznes, per me shume ndikojne ne aftesine konkurruese te prodhuesve dhe eksportuesve:

Para 6 muajve, kemi derguar nje kerkese ne Institutin e Shendetit Publik, i cili ne baza absurde vendos qe te noterizohet cdo flete e dokumentacionit te eksportit, perfshire edhe fletat e bardha, ku nuk eshte asnje shkronje e vetme, per anulim te ketij vendimi. Ne shume kompani, kosto e noterizimit eshte rrit 300%, si pasoje e ketij vendimi. Edhe pas 6 muajve, nuk ka asnje pergjigje nga ky institucion.

Ka shembuj e shembuj te ngjashem. Ministrite e caktuara urgjentisht, ne partneritet me Oden, duhet te identifikojne nje liste veprimesh qe adresojne burokracine dhe ndikojne ne nje performance me te mire per bizneset ne tregun vendor dhe te jashtem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *