Këto janë 10 restorantet më të shtrenjta në botë

Çdo njeri shpenzon para kur bëhet fjalë për ushqim të mirë, por sa është shuma që ata janë të gatshëm të paguajnë? Sado që ajo të jetë një gjë është e qartë, se restorantet më të shtrenjta në botë, janë të paarritshëm për shumicën e njerëzve. Këto restorante nuk janë të shtrenjta vetëm për ushqimin e tyre të veçantë, por edhe për dekorin e tyre luksoz.

 

Në vijim ju sjellim dhjetë restorantet më të shtrenjta në botë:

 

1. Plaza Athenee, Paris

Plaza Athenee është një restorant shumë luksoz, i cili ndodhet në Avenue Montaigne.  Këtu pagesat për person variojnë nga 475 në 575 dollarë. Ai gjithashtu ofron një tavolinë për dy persona, e cila mund të rezevohet për 1,150 dollarë. Në pagesë nuk përfshin pijet e ftohta apo vera. Ai është një nga restorantet më të bukur dhe më luksozë në Paris.

 

2. Masa, New York

Në New York ka mjaft restorante të famshme, por mund të veçohet restoranti i kryekuzhinierit Masa Takayama.  Ky është vendi ky kryekuzhinieri i befason klientët e tij me specialitetet, që gatuan, sepse është ai që zgjedh ushqimin për ta. Këtu një drekë për person kushton 450 – 600 dollarë, ndërsa rezervimin duhet bërë 3 javë më parë.

 

3. Kitcho, Japoni

Kitcho konsiderohet si njëri ndër restoranet më të shtrenjtë të Japonisë. Ai u rendit si restoranti më i shtrenjtë në botë vitin e kaluar. Pagesa për person këtu është  600 dollarë. Ai është shumë luksoz dhe i dekoruar mjaft bukur.

 

4. Joel Robuchon, Las Vegas

Las Vegasi  është i njohur për restorantet e tij luksozë. Joel Robuchon është restoranti më i famshëm i Amerikës dhe ka fituar shumë çmime. Ai ka gatime të veçanta në menynyë e tij , të cilat janë tërheqëse për njerëzit dhe gjithashtu ka një standart të lartë shërbimi.Pagesa për person në këtë restorant është  640 dollarë.

 

5. Alinea, Çikago

Alinea është një restorant që ka të gjithë shefat më të famshën në botë si: Thomas Keller, Charlie Trotter, etj. Pagesa për të ngrënë në këtë restorant është 693 dollarë për person.

 

6. Meadowood St.Helena, Kaliforni

Ky restorant është nisur nga kuzhinieri i famshëm Christopher Kostow, i cili është shumë i njohur për pjatat e tij dhe përbërësit e përdorur në to. Pagesa për një vakt në këtë restorant  është 750 dollarë për çdo person.

 

7. The French Laundry , Yountville, Kaliforn

Ky është restoranti më i mirë dhe më luksoz në Kaliforni. Ai ka kryekuzhinier Thomas Keller, i cili është mjeshtër në ushqimin amerikan me disa teknika të ndryshme. Pagesa e restorantit  është 800 dollarë për çdo person.

 

8. Per Se, New York

Ky është një restorant me katër yje dhe në vitin 2011 fitoi çmim James Beard. Pagesa për person në këtë restorant është 851 dollarë.

 

9. Urasawa, Beverly Hills, Kaliforni

Ky është një restornat i stilit japonez dhe ka një bar për të ngrënë sushi. Pagesa në këtë restorant  është 1.111 dollarë për çdo person.

 

10. Sublimotion, Ibiza

Sublimotion është restoranti më i shtrenjtë në botë, edhe pse ndoshta kurrë nuk keni dëgjuar për të. Kjo për shkak se vetëm 12 persona mund të drekojnë apo darkojnë në këtë restorant në të njëjtën kohë. Ky restorant është një kombinim i përkryer i dizajnit galaktik, psikologjisë dhe teknologjisë si dhe ushqimit të shijshëm. Pagesa në këtë restorant është 2,078 dollarë për person./ACP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *