Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të realizojë të martën një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para jashtë vendit që kur qeveria e drejtuar prej tij mori votëbesimin në parlamentin e Kosovës. Ajo që vihet re është se vizita e Kurtit do zgjasë vetëm 3 orë. Kurti do të mbërrijë në Tiranë të martën në orën 09:00 dhe do të largohet në orën 12:40.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së martë do të qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, e cila është vizita e tij e parë jashtë shtetit.
Gjatë vizitës, kryeministri Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lidhur me këtë vizitë të Kurtit ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, duke i kërkuar këtij të fundit që t’ia rikujtoj kryeministrit shqiptar Edi Rama që Kosova vazhdon të ketë barriera jo-tarifore për eksportimin e produkteve kosovare drejt Shqipërisë.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se, më lehtë eksportohen produktet në drejtim të vendeve skandinave se në Shqipëri.
“I nderuar Kryeministër, ja rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që: pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jo-tarifore për produktet nga Kosova, produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në skandinavi se në Shqipëri, dhe niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.
Kurti në Tiranë takohet me krerët e shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të realizojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para jashtë vendit që kur qeveria e drejtuar prej tij mori votëbesimin në parlamentin e Kosovës.
Ajo që vihet re është se vizita e Kurtit do të jetë një vizitë “blic” dhe do zgjasë vetëm 3 orë.
Kurti do të mbërrijë në Tiranë sot në orën 09:00 dhe do të largohet në orën 12:40.
Ceremoniali i Mirëseardhjes për Kryeministrin e Kosovës do të kryhet në Pallatin e Brigadave ku do të jenë të pranishme edhe mediat. Në mbërritje, Kryeministri Kurti do pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Më pas do të ekzekutohen himnet e Kosovës dhe Shqipërisë nga Banda Frymore e Forcave të Armatosura të RSH-së dhe inspektimi trupave nga të dy Kryeministrat si dhe prezantimi i delegacioneve.
Pas takimit kokë-më-kokë të të dy kryeministrave, dy delegacionet do të kenë një mëngjes pune që do të pasohet me konferencën e përbashkët për shtyp të Kurtit dhe Ramës.
Takimet e kryeministrit Albin Kurti do vijojnë me Gramoz Ruçin, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku do të zhvillohet edhe ceremonia e dhënies së Çelësit të Tiranës Kryeministrit të Kosovës.
Takimet e kryeministrit Kurti në Shqipëri do të mbyllen me takimin me Lulzim Bashën, Kryetar i Partisë Demokratike.
Tirana zyrtare ka përshëndetur krijimin e qeverisë së Kosovës duke shpresuar njëherësh edhe për rritjen e bashkëpunimit vëllazëror në mes dy vendeve. Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas formimit të qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se mezi pret që të punojë me qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, “për të realizuar ëndrrën e tij dhe të çdo shqiptari, apo për të nxjerrë të keqen”, siç thotë ai, “që midis Shqipërisë dhe Kosovës, kufiri të bëhet tërësisht fluid”.
“Mezi pres të punoj së bashku me ta për marrëdhënien tonë dhe është një temë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe ëndrra e çdo shqiptari të Shqipërisë dhe Kosovës, kufiri të bëhet tërësisht fluid. Ka folur Fatos Nano dhe disa janë tallur. Unë do të heq kufijtë e këtij rajoni ose mua nuk do më dalë e keqja. S’kemi pse merremi me këto, jo u hap kufiri e jo nuk u hap. Do hiqet kufiri i Shqipërisë me Kosovën dhe do bëhet si të shkosh nga Shkodra në Vlorë”, ka deklaruar Edi Rama.
Ndërkaq në prag të vizitës së kryeministrit të Kosovës në Tiranë, Konfindustria (Konfederata e Industrialistëve Shqiptarë) vlerëson se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës janë në nivel të pakënaqshëm dhe mjaft larg mundësive të pasurive natyrore, financiare, njerëzore si dhe interesit kombëtar.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Konfindustria deklaron se mbështet pjesën e programit politik të qeverisë së re të Kosovës të kryesuar nga Albin Kurti, në të cilën u theksua rëndësia e veçantë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve shqiptare./Monitor.al/.