Holanda: Asnjë vend nuk antarësohet në BE pa pasur demokraci solide!

Pas publikimit të Metodologjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Europian, vendi i parë që ka dalë me një reagim ka qënë Holanda, një nga vendet spektike që në tetor nuk pranoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht se duket se kushtet e reja të zgjerimit janë hapi i parë rreth reformimit që Franca dhe Holanda kërkonin prej kohësh, kjo e fundit ende shprehet skeptike nëse vërtet metodologjia e re është mënyra e duhur për të zgjeruar unionin me vende si Shqipëria, apo Maqedonia e Veriut, që qartazi ka fituar më shumë besimin e ndërkombëtarëve.

Top Channel ka bërë me dije se burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme në Holandë, referuar metodologjisë së re janë shprehur:

“Propozimet e komisionit janë përmirësime të rëndësishme dhe hapa në drejtimin e duhur. Holanda përshëndet propozimet për më shumë llogaridhënie për sa i përket reformave në drejtësi, administratën publike dhe ekonomi. Progresi në fushën e shtetit ligjor do të jetë vendimtar për shpejtësinë e këtij procesi. Kjo garanton që endet kandidate nuk antarsohen deri kur demokracia funksionale do të jetë solide në këto vende. Holanda do të kishte dëshiruar të shikonte një informacion preciz nga opinione të ndryshme përmendur në Metodologji më konkretisht në kapitullin e sanksioneve. Megjithatë ky është një hap i parë i mirë për ta përmirësuar këtë proces dhe siguruar se zgjerimi është i mundur vetëm atëherë kur ka progres bazuar në rezultate konkrete.

 Holanda nuk mund të komentojë këtë moment për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, pasi na duhet të shohim progres të qënësishëm në terren e në mënyrë specifike për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Komisioni Europian do të raportojë për këtë së shpëjti. Holanda është duke e pritur këtë raport.” /Atlas/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *