Administrata Tatimore e Kosovës nis suksesshëm vitin 2020, ku vetëm për muajin janar janë inkasuar 67.1 milionë euro të hyra 14% apo 8.2 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përveç të hyrave tatimore, ATK ka inkasuar edhe 17.7 milionë euro kontributet pensionale.
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë muajit janar janë inkasuar 67.1 milionë euro të hyra, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 8.2 milionë euro.
Sipas ATK-së, veç të hyrave tatimore janë mbledhur 17.7 milionë euro kontribute pensionale.
“Administrata Tatimore e Kosovës, këtë vit ka vendosur prioritete të shumta, ku realizimi i të cilave do të ndikoj në përmirësimin e proceseve të punës, si dhe arritjen e projeksionit të të hyrave vjetore, por edhe në zvogëlimin e stokut të borxheve. Për këtë qëllim tani janë marr të gjitha veprimet tek konsolidimi i mbledhjes se detyrueshme. Me qëllim të rritjes së rezultateve në mbledhjen e borxheve, është ri-organizuar Departamenti i Mbledhjes së Borxheve në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve”.
ATK ka treguar se qëllimi i këtij reformimi është filluar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit.
“Qëllimi i këtij reformimi është iniciuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve”.
Në fund, ATK thotë se përmes sistemit të ri të teknologjisë informative, do të lehtësohet deklarimi dhe pagesa e tatimeve, si dhe do të mundësohen metoda elektronike shumëkanalëshe të komunikimit.