Ky është dyqani më miqësor ndaj mjedisit në botë! Po ndërtohet në zemër të Vjenës

IKEA po planifikon dyqanin e saj më të qëndrueshëm në botë, që do të pozicionohet në zemër të Vjenës, i përshtatur posaçërisht me zakonet e konsumatorëve të vitit 2020.

Dyqani do të vendoset në Mariahilferstrasse, rruga kryesore tregtare e Vjenës dhe do të lidhet me stacionin e trenit Westbahnhof. Kjo pikë do të jetë e arritshme vetëm nga transporti publik, biçikletat apo në këmbë, aq sa dyqani nuk do të ketë as parkim makinash.

“Një makinë nuk është as e nevojshme dhe as e kërkuar në këtë vend” lexohet në prezantimin zyrtar të projektit, pasi shumica e banorëve që jetojnë në qendrën e qytetit të Vjenës nuk e përdorin një të tillë.

Nga ana tjetër, IKEA do të synojë krijimin e ambienteve sa më të gjelbra me 160 pemë në total, me kopsht në çati të hapur, si dhe me materiale të qëndrueshme ndërtimi. Ky dyqan synon të jetë më shumë se një qendër e thjeshtë tregtare dhe në po të njëjtën ndërtesë do të ketë edhe dhoma me qira, hostel, si dhe ambiente për t’u ushqyer. Dyqani pritet të hapet në vjeshtë të 2021./SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *